PSG thyen rekordin e vjetër 58 vjeçar të Tottenham-it

Klubi i futbollit Paris Saint Germain, mbrëmë, theu rekordin e vjetër 58 vjeçar të Tottenham-it . “Shenjtorët” mbrëmë mposhtën Lille me një fitore 2-1 dhe arritën fitoren e 12-të radhazi që nga fillimi i sezonit në Ligue 1, transmeton Anadolu Agency (AA).

PSG theu rekordin e Tottenham-it, i cili në hapjen e sezonit 1960/61 në kampionatin anglez realizoi 11 fitore rresht. Vlen të theksohet se rekordet lidhen me pesë ligat më të forta të futbollit evropian, të cilat janë ai anglez, gjerman, spanjoll, italian dhe francez. Kylian Mbappe në minutën e 70-të dhe Neymar në minutën e 84 shënuan për një epërsi 2-0, duke e vënë rezultatin përfundimtar nga penalltia Nicolas Pepe.

PSG pas 12 xhirove të luajtura në Ligue 1 ka 36 pikë maksimale, ndërsa tashmë Llile që është i plasuar në vendin e dytë, ka 11 pikë më pak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button