(UPDATE) Një nga Bogovina dhe një nga Gazi Baba “kodoshë”

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Lustrim janë shpallur edhe dy “kodoshë” të tjerë. Njëri është këshillëtar komune në Komunën e Bogovinjës nga rradhët e BDI ndërsa tjetri vjen nga komuna e Gazi Babës, nga rradhët e BDI. I treti pritet të del nga rradhët e LSDM, por për të ende nuk ka informata.

Emrat e këshilltarëve në afat prej tre ditësh duhet të dalin në linkun e KL .

*****************************

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Lustrim do të shqyrtohen edhe tre dosje të 
këshilltarëve komunalë që sipas gazetës Fokus dosjet e tyre janë gati dhe pritet të shpallen si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. 

Emrat e këshilltarëve në afat prej tre ditësh duhet të dalin në linkun e KL ndërsa bëhet fjalë për dy këshilltarë nga opozita dhe një i cili u përket partive në pushtet. 

Me këtë serish nuk do tu lihet hapësirë “kodoshëve” në fjalë të ankohen në instanca më të larta (Gjykata Administrative). 

Përçarjet në KL vazhdojnë në lidhje me kushtetutshmërinë e vendimeve tw tyre. Madje flitet se LSDM-ja opozitare do ti tërheqë anëtarët e saj nga ky komision, por një gjë e tillë nuk e brengos Kryetarin e Komisionit për verifikim të fakteve Tome Axhiev sepse ai tha se komisioni do të vazhdojë verifikimin edhe me 7 anëtarët që i përkasin mazhorancës.

Komisioni për verifikimin e fakteve duhet që të verifikojë edhe dosjet e kandidatëve të komunave për zgjedhjet e marsit 2013, deri atëherë ka shumë pak kohë dhe për të kryer këtë punë, sipas informatave në medie Komisioni po merr dhe vullnetarë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button