2 receta super të shijshme, për zahiretë e dimrit!

Perime të shijshme, jo vetëm në verë, por edhe në dimër. Bordo sjell disa receta të cilat edhe pse nuk janë tipike si ato të turshive të gjysheve tona janë po aq të shijshme, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ruani gjatë shijen e perimeve, madje duke i shtuar atyre disa aroma të reja, që nuk i keni provuar më parë.

Domate qershi me vaj ulliri

 

Përbërësit: 1.5 kg domate qershi, 2 lugë sheqer, 1 thelb hudhër, vaj ulliri, rigon, kripë dhe piper.

Përgatitja: Fillimisht lani domatet dhe pritini në gjysmë. Lërini të kullojnë për gjysmë ore në një letër kuzhine. Vendosini në një tavë, ku në fillim keni shtruar një letër alumini dhe spërkatini me sheqer. Futini në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 180 gradë Celsius dhe lërini të piqen për 30 minuta. Sapo ti nxirrni nga furra shtoni sipër rigonin.

Ende pa u ftohur, vendosini domatet me një purin nëpër vazo, të sterilizuara papraprakisht. Vendosni një rresht me domate dhe sipër spërkatini me vaj ulliri dhe piper, vazhdoni kështu derisa të mbushet i gjithë kavanozi. Vendosini edhe një thelb hudhër dhe më pas izolojini në mënyrë hermetike. Lërini të pushojnë për 2 muaj duke i mbajtur në vende të errëta dhe të freskëta dhe më pas janë gati.

Kërpudha me limon

Përbërësit: Kërpudha të freskëta, kripë, limon dhe dafinë.

Përgatitja: Lani kërpudhat dhe pritini bishtat. Hidhini të gjitha në një enë me ujë dhe lërini aty për 12 orë, duke i ndryshuar ujin të paktën 3 herë.

Nxirrini nga uji dhe më pas përgatisni një tretësirë me 3 litra ujë dhe lëng limoni dhe lërini sërish aty për 4 orë të tjera.

Hiqini kërpudhat dhe pastrojini me ujë të rrjedhshëm. Më pas me anë të një thike pritini ato në copa të vogla. Merrni një kavanoz të sterilizuar dhe vendosini benda kërpudhat, duke shtuar kripë, dafinë dhe kopër. Vazhdoni kështu me secilën shtresë derisa të mbushet kavanozi. Pas një muaji hapni kavanozin dhe kulloni ujin që kanë lëshuar. Vendosini sërish në kavanoz dhe ruajini në frigorifer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button