Çmenduri në derbin e Stambollit, të gjithë në ndjekje të një njeriu (Video)

Më shumë se një derbi dhe një ndeshje, takimi i zhvilluar mes Galatasaray dhe Fenerbahce në kampionatin turk është kthyer në një ndeshje boksi. Futbollistët janë përleshur në fushën e lojës, tifozët të nxehur në shkallët e stadiumit dhe forcat e rendit gati për t’u futur në fushë për të shmangur që situata të dilte jashtë kontrollit edhe në shkallët e stadiumit, shkruan Telesport.

Por çfarë ka ndodhur? Kur arbitri ka mbyllur ndeshjen e futbollit, ka filluar ajo e boksit. Situata është përkeqësuar ku Jailson (autor i golit të barazimit 2-2 për Fenerbahce) i ka dhënë një shuplakë Belhanda-s, duke shkaktuar reagimin e lojtarëve të Galatasaray-t që ishin në fushë, por edhe të atyre që ishin në stol. Prej këtu ka nisur një sherr i madh, me arbitrin që ka ndëshkuar me kartonin e kuq Jailson dhe Soldado të Fenerbahce, Ndiaye të Galatasaray. Vetëm një karton i verdhë për Belhanda-n.

Si u mbyll ndeshja? Katër gola, shumë kartonë të verdhë dhe shumë rivalitet: këto kanë qenë përbërësit e një prej sfidave më të nxehta të kampionatit turk, një ndeshje që është konsideruar gjithmonë me rrezik të lartë për shkak të rivalitetit të madh që ekziston mes dy tifozerive të Stambollit. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-2, me vendasit që kanë shpërdoruar rastin për të marrë tri pikët pasi kaluan dy herë në avantazh me Donk dhe Linnes. Valbuena dhe Jaison kanë shënuar për miqtë, ndërsa ajo që ka ndodhur më pas nuk ka patur asnjë lidhje me futbollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button