Akuzat e bujshme dhe skandali Football Leaks, reagon numri “1” i FIFA-s!

Pas akuzave dhe zbulimit të Football Leaks, nëpërmjet hetimit të ndjekur nga “Der Spiegel” dhe “Espresso” në Itali, ka reaguar numri “1” i FIFA-s dhe i interesuari direkt, Gianni Infantino. Football Leaks zbulonte se kishte pasur tenativa për të negociuar nga UEFA për sanksionet e Fair Play Financiar të PSG dhe Manchester City, teksa protagonisti ishte numri “2” i organit më të lartë të futbollit në kontinent, pikërisht Infantino (Platini ishte president).

Presidenti aktual i FIFA-s ka vendosur gishtin mbi kundërshtarët e tij politikë në lidhje me akuzat dhe ka folur për një “tentativë për të dobësuar kryesinë e re” të organizatës botërore futbollistike, njofton Telesport.

Në veçanti, Infantino dhe sekretari i përgjithshëm Fatma Soura shtyjnë mbi ilegjimitetin e provave nga ku ka marrë shkas edhe pëlhura medatike. “Hetimi është bazuar në email private dhe të brendshme, por edhe informacione të tjera ku subjekte të tjera kanë pasur akses ilegalisht. Kanë tjetërsuar faktet dhe të vërtetën, duke u përpjekur që të hedhin baltë”, lexohet në notë.

Ai kujton dhe se federata ndërkombëtare ndodhej në një situatë absolutisht “të dëshpëruar” në 2015: “Nuk është surprizë që disa drejtues që janë hequr dhe zëvendësuar vazhdojnë që të përhapin zëra dhe hamendësime mbi drejtuesit e rinj. Jemi të vetëdijshëm që bëhet fjalë për persona që, për shkak të mllefit, duan të dobësojnë FIFA-n për interesat e tyre”.

Asnjë shkelje – Sidoqoftë – si nënvizon replika – asgjë që është përhapur në mediat botërore nuk sjell “një shkelje të ndonjë ligji, statuti apo rregulloreje”. Sot FIFA është në një pozicion ndryshe në krahasim me 2015: “Jemi në një sfidë që po ndryshon gjërat. Po implementojmë në mënyrë absolute reforma në Federatë. E dija se do të kisha të bëja me kundërshti dhe opozitë të këtij lloji, sidomos nga ata që nuk kanë më përfitime nga sistemi”, shton Infantino.

Numri “1” i FIFA-s mbahet fort: “Jam zgjedhur për këtë dhe jam i përqendruar te një gjë: të përmirësohem dhe të rris futbollin në botë. Sot jam më i impenjuar dhe vendosur që të vijoj detyrën time”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button