Tevdovski, paralajmëron taksë progresive mbi të arrdhurat që kalojnë shumën 90 mijë denarë

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ka njoftuar se do të vendoset taksë progresive prej 8 për qind, mbi të ardhurat e qytetarëve që arrijnë shumën mbi 90 mijë denarë. Sipas tij kjo masë do të ndikoj në përmirësimin e ekonomisë dhe jetës së qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Propozojë futjen e një shkalle shtesë prej 8 për qind, për të ardhurat që tejkalon 90 mijë denarë në muaj. 8 përqind shtesë do të paguhen vetëm për të ardhura shtesë mbi 90 mijë denarë. Kjo do të thotë se për shumicën e qytetarëve norma tatimore do të mbetet 10 përqind”, tha Tevdovski.

Sipas Tevdovskit nga kjo masë shteti do të mund të fitojë  25 milion euro me të cilat do të mund ta luftojë varfërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button