Shtip, policia konfiskoi 80 kilogram drogë

Sektori për Punë të Brendshme Shtip, mbrëmë e ka arrestuar një person përderisa po lëvizte me biçikletë në rrugën rajonale Shtip-Paçkovica, në afërsi të fshatit Karaorman i Vjetër, njofton Portalb.mk

Siç njoftojnë nga MPB, nëpunësit e policisë nga SPB Shtip e kanë ndaluar personin me iniciale B.S(40) ndërkaq gjatë kontrollimit i janë gjetur rreth 3 kilogram marihuana dhe 8 cigare të punuara me dorë.

Me urdhër të gjykatës, SPB Shtip ka kontrolluar dhe shtëpinë e tij, ku janë konfiskuar rreth 74 kilogram marihuana dhe paisje të tjera për përpunimin e drogës.

40 vjeçari ngakohet për veprat penale, “prodhim të paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, të dënueshme me nenin.215 paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button