Pastërtia në Tetovë: Qytetarët kërkojnë më shumë kosha të plehrave

Duke e pasur parasysh se mbeturinat në koshat e plehrave nuk selektohen dhe orari i mbledhjes së tyre nuk është i mjaftueshëm, qytetarët kërkojnë nga autoritetet të vendosin më shumë kosha të plehrave, që të parandalohet stërmbushja e tyre dhe me këtë do të mirëmbahej në mënyrë më efikase pastërtia në qytet, njofton Portalb.mk.

Shumicën e rasteve koshat janë të mbushur, kjo është përshtypja e qytetarëve të cilët ankohen se nuk kanë vend ku t’i lënë mbeturinat.

“Nuk mund t’i hedhim mbeturinat në kosha, jetojmë në banesë dhe çdoherë që dalim t’i hedhim, koshat janë të stërmbushur me mbeturina, madje ka edhe mbeturina jashtë koshave“, thotë qytetari Blerton Arsllani.

Behar Asani, gjithashtu qytetar nga Tetova thekson se duhet të ketë më shumë kosha në proporcion me numrin e banorëve që jetojnë.

“Mendoj se numri i koshave është i pa mjaftueshëm në bazë të numrit të banorëve që janë vendosur të njëjtët. Në shumicën e rasteve ata janë të vendosur edhe në vende të gabuara që besoj se u pengon automjeteve“, thotë Behar Asani .

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës, Xhelal Ceka thekson se është i vetëdijshëm për gjendjen dhe për këtë kanë porositur kosha të rinj.

“Pastrimin e koshave të plehrave e bëjmë një herë në 24 orë edhe atë pas orës 23, ndërsa brenda ditës pastrojmë pas orës 14 në lokacione ku ka nevojë. Është e vërtetë se ka nevojë edhe për më shumë kosha plehrash dhe për këtë arsye edhe kemi porositur kosha të rinj, por në shumicën e rasteve ata nuk mund t’i vendosim për shkak të hapësirës së pa mjaftueshme në disa lokacione. Kemi  kërkesa në disa lagje për kosha të plehrave edhe ata do t’i vendosim sapo të arrijnë koshat e rinjtë“, thotë Ceka për Portalb.mk.

Edhe pse koshat e plehrave, siç tha dhe drejtori pastrohen një herë në ditë, sipas ankesave të qytetarëve kjo nuk është e mjaftueshme, pasi që në to hudhen materiale të ndryshme gabarite të cilat menjëherë i mbushin të njëjtat. Zgjidhja sipas tyre mund të gjendet me shtimin e numrit të koshave të plehrave

Qytetarët kërkojnë: Të vendosen më shumë kosha të plehrave, për të frenuar stërmbushjen e tyre

Koshat e plehrave në Tetovë gjithashtu kanë dhe një mangësi tjetër, gjegjësisht rreth 80% e tyre nuk kanë kapakë, andaj edhe shpërndajnë erë të keqe. Mospastrimi dhe mosmirëmbajtja sjell deri në tejmbushje të tyre. Ndërsa ajo që e rëndon më shumë situatën, është fakti se mbeturinat që hidhen në to nuk seleksionohen andaj stërmbushen me materiale të llojllojshme. Për këtë çështje, NPK Tetova premtoi se do të fillojë ta zgjidh gjatë vitit të ardhshëm. Kjo ndërmarrje planifikon të zëvendësojë gjysmën e tyre me kosha të rinj të cilët do të kenë kapakë.

LEXO MË SHUMË PËR TEMËN “PASTËRTIA NË TETOVË”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button