Marrëveshja e Prespës, KIPE do të punojë në heqjen e disa referencave nëpër tekstet shkollore

Komitetit Interdisiplinar i Përbashkët i Ekspertëve (KIPE) për çështje historike, arkeologjie dhe arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë sot e kanë mbajtur mbledhjen e parë, njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme, transmeton Fokus.

Nga kjo ministri thonë se mbledhja është mbajtur në atmosferë miqësore, në përputhshmëri me vlerat dhe principet e Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq të dyja palët kanë sjellë vendim të përbashkët për fillimin e heqjes së referencave në tekste të caktuara shkollore.

“Të dy palët miratuan Rregulloren e Punës së KIKE dhe ranë dakord mbi dinamikën e takimeve të ardhshme dhe sipas Nenit 8 të Marrëveshjes së Prespës, u mor një vendim i përbashkët për të punuar në heqjen e referencave të caktuara në tekstet që ishin të pranishme në të kaluarën”, thonë nga MPJ.

Marrëveshja e Prespës, komiteti Maqedoni – Greqi sot do ta mbajë mbledhjen e parë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button