Siri, 689 punonjës të mediave të vrarë gjatë luftës civile

 Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se gjithsej 689 punonjës mediatikë, përfshirë tetë të huaj, janë vrarë në Siri që nga fiilimi i luftës civile në mars të vitit 2011 e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport në lidhje punonjësit mediatikë të vrarë, SNHR njoftoi se gjatë periudhës në fjalë, 543 përfaqësues të mediave, përfshirë pesë të huaj, janë vrarë nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, ndërkohë që 19 gazetarë kanë gjetur vdekjen si rezultat i forcave ruse dhe një nga sulmet e koalicionit të kryesuar nga SHBA.

Sipas raportit, organizata terroriste DEASH deri më tani ka ekzekutuar 64 gazetarë, prej të cilëve tre të huaj, kurse terroristët e YPG/PKK-së kanë vrarë katër gazetarë.

Ndërkohë, 25 punonjës mediatik kanë humbur jetën nga opozita ushtarake, thuhet në raport, sipas të cilit, pesë gazetarë janë vrarë nga grupi Hayat Tahrir al-Sham dhe 28 të tjerë nga grupe të tjera të paidentifikuara.

– 418 gazetarë të privuar nga liria

Rrjeti po ashtu bëri të ditur se nga marsi i vitit 2011 e deri më tani, 418 gazetarë gjenden të burgosur, përfshirë 18 të huaj.

Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë burgosur 346 përfaqësues të mediumeve, prej të cilëve katër të huaj.

Organizata terroriste YPG/PKK ka privuar nga liria shtatë punonjës mediatik, DEASH 48, përfshirë tetë të huaj, opozitarët e armatosur 14, prej të cilëve pesë të huaj, kurse Hayat Tahrir al-Sham ka privuar nga liria tre përfaqësues të mediave, përfshirë një të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button