“Ditët e letërsisë suedeze” për dy ditë përshkuan Shkupin (FOTO)

Nën organizimin e Shtëpisë Botuese “Shkupit” dhe nën bashkëpunim me Klubin “Migjeni“, dje dhe sot Shkupin kanë përshkuar “Ditët e letërsisë suedeze”, transmeton Portalb.mk.

Manifestimi kulturor dyditor ka përfunduar sot në Komunën e Çairit, me promovimin e veprës “Nisja e bilbilit” e autores kanadeze, Sara Kaderfors.

Në ngjarje i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Suedisë në Maqedoni, Mat Stefanos.

Përndryshe, dje në Librarinë e Çarshisë “Shkupi” dhe “Migjeni” kanë realizuar orën poetike suedeze – shqiptare, shkrimtarë nga Suedia dhe Shkupi, gjatë së cilës u bë edhe promovimi i librit “Namatisje – refleksione” nga Gladiola Jurbus.

Fjalim rasti patën Sokol Demaku, Rrahim Ganiu dhe Hamit Gërguri, ndërkaq poezi kanë recituar: Kristin Bjarnadottur, Sami Sherifi, Daim Ilazi, Hamit Gërguri, Anxhela Zisola, Rexhep Bajrami, Bahtir Latifi, Naser Miftari, Louise Harvaldsson, Rrahim Ganiu, Axin Welat, Semine Hasani, Besnik Palnikaj dhe Esemrilda Veislari.

“Ditët e letërsisë suedeze”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button