5 sekrete për lëkurën që i dinë vetëm miqtë e dermatologëve

Në një botë të përsosur, të gjithë kemi numrin e një dermatologu në telefonin tonë! Ose kemi mjekun personal që e ka klinikën afër me shtëpinë tonë dhe drejtohemi tek ai sapo përballemi me një problem shqetësues të lëkurës.

Por, ndërkohë që kjo është panorama perfekte për të gjitha ne, pse të mos mendojmë në këtë moment se janë Zotat ata që punojnë për ne?! E thënë në mënyrë metaforike kjo, pasi është vetë ky artikull i përshtatur nga Harper’s Bazaar, ai që ju ndihmon në mënyrë ideale të mësoni pesë sekretet më të mira nga miqtë e ngushtë të dermatologëve. Ato që nuk i merrni përmes recetave apo telefonatave, por këshilla të vlefshme që thuhen me zë të lartë në biseda mes miqsh, në darka të ndryshme, siç mund të jenë ato me miqtë tanë dermatologë, transmeton Class.

Jo të gjithë e kanë këtë fat, ndaj këtë herë jemi ne që ju vijnë në ndihmë! Ju, mbani shënim dhe filloni t’i vini në zbatim këto sekrete që nesër…

1

Bëni gjumin e bukurisë
Për të qenë të sinqertë, gjithnjë na ka befasuar kjo gjë! A ka vërtet lidhje gjumi me bukurinë? Ekspertë të ndryshëm të lëkurës debatojnë shpesh për këtë çështje, por diçka është e sigurt: orët e mjaftueshme të gjumit janë një asistent i shkëlqyer i lëkurës. Të bërit e të paktën tetë orëve gjumë përkthehet në dhënien e lëkurës së lodhur kohën e mjaftueshme që ajo të pushojë dhe rigjenerohet. Hormonet e stresit si kortizoli bien gjatë natës, ndërsa hormonet e rritjes ngrihen njëkohësisht duke krijuar terrenin e përsosur për riparimin qelizor që e bën lëkurën tonë të duket e shkëlqyeshme.

2

Agjëroni 14 orë
Ja diçka që nuk e dinim! Kur ju nuk hani ose e thënë me fjalë të tjera agjëroni, mund të bëni ndryshimin e madh në lidhje me shëndetin e lëkurës suaj. “Unë jam tifoze e madhe e agjërimit të përhershëm”, thotë Doris Day, një dermatologe e famshme në New York. Përfitimet e lëkurës? Ngjyrë e qëndrueshme, lëkurë e hidratuar dhe elastike.

3

Përthithni diellin
Në rregull, diçka e tillë edhe është e imagjinueshme. Të gjithë e dimë rëndësinë e diellit në lëkurën e fytyrës. Por, siç shpjegon dermatologia ju edhe pse zgjidhni ta ekspozoni pak orë lëkurën në diell, gjithmonë përdorni krem mbrojtës me faktorë të lartë SPF.

4

Konsumoni të gjithë antioksidantët
Sa herë kemi dëgjuar se ne jemi çfarë hamë?! E pra, në lajmet e kësaj jave, dermatologët po bashkohen me grupin e nutricionistëve, të cilët na kanë thënë herë pas here për të pasuruar dietën tonë ushqimore me antioksidantë, si manaferrat, frutat e stinës, etj. “Ato janë kaq të fuqishme nëse shihen nga një perspektivë anti plakje. Antioksidantët ndihmojnë lëkurën tuaj të mbrohet nga fryrja, nga rrezet UV, nga ndotja, nga stresi dhe nga sheqernat e këqija që përfundoni duke i ngrënë gjithsesi”.

5

Zvogëloni sasinë e sheqerit 
Minimizimi i sheqerit që fusni në organizëm, është çelësi për të shmangur shenjat e hershme të plakjes. “Sheqeri është inflamator, dhe inflamacioni shkakton një ngurtësim të lëkurës e rrudhave”, konfirmon dermatologia Doris Day. “Lëkura juaj duket e stresuar dhe e lodhur kur ju jeni duke ndjekur një dietë që përfshin sheqerna të thjeshta dhe ushqime shumë të përpunuara”. A do të thotë kjo që duhet të hiqni dorë përfundimisht nga ky armik i lëkurës? Nëse nuk e bëni dot këtë gjë, të paktën zvogëloni sa më shumë sasinë e tij!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button