Ndotja e ajrit në Tetovë – tregim që vazhdimisht po përsëritet

Tetova edhe më tej po lufton me ndotjen e ajrit dhe është në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Situata veçmas përkeqësohet kur fillon sezoni i ngrohjes, pasi që një numër i madh i qytetarëve ngrohen me drunj. Informatat e Organizatës Botërore të Shëndetit se qytetarët e Maqedonisë po thithin ajër më të ndotur në Evropë, kanë shkaktuar një sërë reagimesh te qytetarët, të cilët shprehen se më së shumti janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre, njofton “Meta“, transmeton Portalb.mk.

“Më keq është herët në mëngjes, kur shumica ndjejnë erë të keqe dhe tym. Çfarë do të bëhet kur do të fillojë ngrohja masive? Shumë persona kanë ikur për shkak gjendjes së këtillë. Komuna nuk ka ndërmarrë asgjë, vetëm ndërtohet, ky kaos me të vërtetë është i padurueshëm”, thonë tetovarët.

Nga organizata “Eko Guerilla” thonë se informatat e publikuara këto ditë, janë nga studimi i bërë këtë vit, por janë shfrytëzuar të dhënat nga viti 2013. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka ndotje. Problemet që e kanë ndotjen e jarit ende ekzistojnë.

“E njëjta përsëritet për çdo vit. Me rëndësi është që në Tetovë të realizohet procesi i gazifikimit. Ka shumë vetura të vjetra, të cilat nuk i plotësojnë standardet. Nuk ka transport publik, fabrikat më të vogla, veçmas ato për prodhimtari të mobilieve shumë e ndotin ajrin, si dhe mbeturinat, të cilat janë me bollëk. Nuk e di për të cilën herë po përsëritet ky problem dhe po apelohet deri te komuna që të ndërmarrin masa. Kërkojmë kontroll më të madh nga komuna dhe institucionet. Kështu duket që kompetentët po frikësohen të reagojnë te pronarët e fabrikave për shkak të humbjes së votave ose mbështetjes tek ata. Qartë shihet se disa fabrika po mbrohen për qëllime tjera”, thotë Arianit Xhaferi nga “Eko Guerilla”.

Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, në Tetovë janë matur thuajse 77 mikrogramë të grimcave PM10 në një metër kub, apo 24 më shumë se sa e lejuara 50 mikrogramë. Duke e pasur parasysh se na pret periudha e dimrit, ndotja e ajrit pritet që edhe më tej të jetë i ndotur.

LEXO: 2013 – The Guardian: Shkupi dhe Tetova ndër qytetet më të ndotura në Evropë
LEXO: 2014 – Qytetet me të ndotura të botës, Shkupi e Tetova në Top Listë
LEXO: 2015 – Tetova lider i qytetit më të ndotur në botë, paralajmërohen protesta
LEXO: 2016 – 298 ditë gjatë vitit, tetovarët kanë thithur ajër të ndotur
LEXO: 2017 – “THE GUARDIAN”: Tetova më e ndotura në Evropë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button