“Eko-svest” ka ngritur peticion për masa për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup

Qendra për Hulumtim dhe Informim të Ambientit Jetësor “Eko-svest”- (Eko- vetëdije) sipas raporteve më të reja për ndotjen e ajrit në Shkup, ka ngritur peticion onllajn në të cilin nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qyteti i Shkupit kërkohen hapa për luftë kundër shkaqeve për ndotjen e ajrit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Eko-svest” i fton të gjithë qytetarët që të nënshkruajnë në peticion, në të cilin kërkohet ndalim të përdorimit të karbohidrateve për ngrohjen e amvisërive, kufizim të lëvizjes së veturave në Qendër të Shkupit, si dhe regjim të ri dimëror të komunikacionit.

Kërkohet ulje e TVSH-së për energjinë e ngrohjes dhe ulje e harxhimeve për kyçjen e ndërtesave të vjetra dhe të reja në ngrohjen qendrore, kërkojnë edhe përmirësimin e transportit publik. Propozohen stimulime për punëtorët që shkojnë në punë në këmbë ose me biçikletë.

Propozohet edhe kufizim i industrisë dhe aktiviteteve ndërtimore në periudhën e dimrit, si dhe dënime të rënda për ato që djegin deponi.

Peticioni mund të nënshkruhet KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button