Interi tërhiqet nga gara për Lucas

Interi nuk do të vazhdojë më përpjekjet për të siguruar kartonin e brazilianit Lucas, informoi vetë pronari i zikaltërve, Massimo Moratti.

I pyetur në dalje të një restoranti në të cilin ai darkoi me disa biznesmenë, Moratti u shpreh se “shifrat që kërkohen për futbollistin nuk janë reale dhe ne nuk mund të arrijmë të bëjmë kurrë të tilla çmendurira. Gjithsesi, nuk ndiej keqardhje sepse blerja e tij ka qenë gjithmonë e vështirë”.

Në vijim të deklaratës së tij, Moratti u ndal më shumë në detajet e operacionit dhe konkurrencën me Paris SG. “Oferta e Parisit është jashtë çdo logjike. 45 milionë euro për këtë futbollist për ne do të kishin qenë një notë e stonuar. Paris SG është në nisjen e një cikli në të cilin duhet të ndërtojë një skuadër”.

I pyetur për operacionet e tjera të mundshme të merkatos, Moratti theksoi: “Për momentin, alternativa e Lucas është kursimi. Qarkullojnë disa emra futbollistësh të mirë dhe është një listë lojtarësh që po i ndjekim, por e vërteta është se tek Interi, nuk jam unë ai që këshilloj apo blej futbollistët”.

Lajme të ngjashme

Back to top button