Kinezët që nuk e njohin “kinezishten e përbashkët” nuk mund të kuptohen

Edhe pse kinezishtja është gjuha më e folur në botë, mesatarisht çdo 3 kinezë prej 10 nuk mund të kuptohet me 7 të tjerë.

Sipas informacioneve të cilat gazetari i Anadolu Agency (AA) ka përpiluar nga të dhënat e Ministrisë kineze të Arsimit, rreth 380 milionë shtetas kinezë, nuk mund të flasin dialektin Mandarin (Putonghua) të cilën e flaslin 1,1 miliard persona në botë dhe konsiderohet si “gjuha e përbashkët” e vendit.

Informacionet në “Raportin e zhvillimit të gjuhës dhe letërsisë kineze” të publikuar nga Komisioni kinez i gjuhës kombëtare që gjendet në kuadër të ministrisë, tregojnë se përqindja e kinezëve që mund të flasin dialektin Mandarin me popullsinë në vitin 2000 ka qenë 53 për qind, ndërsa në 2015 është rritur në 73 për qind. Ndërsa rreth 10 për qind e popullsisë nuk mund të flas dialektin Mandarin në mënyrë të saktë për shkak të gabimeve gramatikore dhe të shqiptimit.

Kjo tregon që rreth 380 milionë kinezë ende nuk mund të kuptohet me 1 miliard e 50 milionë kinezë të tjerë.

Dialekti Mandarin, përveç në Kinë, përdoret edhe nga miliona persona me origjinë kineze që jetojnë në Malajzi, Singapor, Australi, SHBA, Kanada dhe Evropë. Por mesatarisht çdo 3 kinezë prej 10 në Kinë nuk mund të kuptohet me 7 të tjerë.

Ndërkohë Kina është duke u përpjekur intensivisht për rritjen e përqindjes së përdorimit të këtij dialekti të cilën e kishte pranuar si gjuhë e përbashkët me ligjin e miratuar në vitin 1956. Mandarin e cila është bazuar në dialektin e Pekinit, në të njëjtën kohë është edhe një ndër 6 gjuhë pune zyrtare të pranuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Gjuhët e tjera pune të OKB-së janë, arabishtja, frëngjishtja, anglishtja, spanjishtja dhe rusishtja.

– “Ju lutem flisni gjuhën e përbashkët”

Në institucionet publike si shkollat, bankat, zyrat shtetërore qëndrojnë paralajmërime “Ju lutem flisni Mandarin”, ndërsa në rajonet rurale ku jetojnë më pak njerëz, mund të kenë vështirësi me arsye se “nuk kanë njohuri të mjaftueshme të kinezishtes”.

Vendi synon që deri në vitin 2020 përqindjen e njohurisë së dialektit Mandarin ta rrisë në 80 për qind.

Në Kinë gjenden 56 elemente etnike. Raca “Han” e dominon vendin, ndërsa 8 për qind të popullatës e përbëjnë pakicat. Në vend përdoren 30 alfabete dhe 130 gjuhë. Përveç kinezishtes, janë edhe gjuha ujgure, tibetiane, kazake, mongole, koreane dhe kirgize, si dhe pakicat që janë me popullsi prej disa mijë njerëz.

– Edhe kinezët e të njëjtit etnicitet nuk mund të kuptohen ndërmjet njëri-tjetrit

Gjuha kineze ka 7 dialekte kryesore, të cilat janë Bey, Vu, Shiang, Hakka, Kanton, Min dhe Gan. Në kuadër të këtyre gjenden edhe mijëra dialekte lokale. Prandaj në vendet rurale ku Mandarin nuk është e përhapur, edhe fshatrat shumë të afërta në aspektin e distancës mund të flasin dialekte të ndryshme, gjë e cila shkakton që të kenë vështirësi të kuptojnë njëri-tjetrin ose fare mos të kuptohen.

Dallimet në theksin e kinezishte mund të japin informacione se personi që flet nga cili rajon është, ndërsa nuk është një pengesë e madhe në të folurit.

– Gjenden rreth 90 mijë karaktere

Në vend përveç gjuhës edhe alfabeti i përbërë nga karaktere dhe i quajtur “Hanzi” është ndër elementet që shkaktojnë vështirësi mes qytetarëve.

Veçanërisht të rinjtë të cilët janë mësuar t’i shkruajnë këto karaktere nga tastiera e kompjuterit ose ekranet e celularëve, mund të harrojnë se si duhet t’i shkruajnë me laps (shkrim).

Edhe në universitetet e vendit mund të vërehen gabime “kronike” rreth përdorimit të saktë të dialektit Mandarin.

Alfabeti kinez i përbërë nga rreth 90 mijë karaktere, ndërsa numri i karaktereve që përdoren në platforma mediale të shkruara theksohet se është rreth 12 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button