Trump i kërcënon emigrantët me “kundërpërgjigje zjarri”

 Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se forcat amerikane të sigurisë mund të kundërpërgjigjen me zjarr nëse emigrantët që lëviznin nga Amerika Latine drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës hedhin gurë ndaj ushtarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat amerikane, Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pasi ka rikujtuar se disa emigrantë kanë hedhur gurë ndaj forcave meksikane të sigurisë, u shpreh se ushtarët amerikanë nuk do të tolerojnë emigrantët që hedhin ndaj tyre shishe ose gurë.

Duke vënë theksin se “nuk ka shumë ndryshim” mes gurit dhe armës, Trump ka bërë të ditur se forcave të sigurisë u ka thënë se gurët që do të hedhin emigrantët “t’i vërejnë si armë” dhe se forcat e sigurisë mund të kundërpërgjigjen me hapjen e zjarrit kundrejt gurëve të hedhur.

“Nëse do të hedhin gurë mbi ushtarët tanë, ato do të kundërpërgjigjen. Nëse tentojnë të hedhin gurë ashtu sikurse kanë vepruar me ushtarët e Meksikës, u kam thënë forcave tona të sigurisë që këtë ta vërejnë si armë”, tha Trump.

Ligji amerikan i emigracionit dhe shtetësisë u njeh mundësinë emigrantëve që kanë hyrë në vend ligjërisht apo ilegalisht për të aplikuar për azil.

Trump, në një deklaratë më parë ishte shprehur se ata nuk do të lejojnë hyrjen e karvanit të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se në kufirin me Meksikën do të dërgonin 10-15 mijë ushtarë.

Ndërsa Kombet e Bashkuara (OKB) kanë raportuar se më shumë se 7,000 njerëz u bashkuan me “karvanin e emigrantëve” nga Amerika Qendrore për të arritur në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button