Ish ministrja Kançeska-Milevska: Qeveria i pranoi propozim-amendamentet tona

Koordinatorja e grupit të ri të deputetëve të cilët u përjashtuan nga VMRO-DPMNE, gjegjësisht ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska sot njoftoi se Qeveria i ka pranuar propozim-amendamentet e tyre që të përfshihen në ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Ajo e publikoi përmbajtjen e amendamenteve të propozuar nga ato, dhe ato janë:

  1. Të garantohet identiteti maqedonas
  2. Shfuqizim të pakushtëzuar të të gjitha amendamenteve, nëse Greqia nuk e ratifikon Marrëveshjen e Prespës në Kuvend dhe nësepërsëri i bllokon proceset euro-integruese të Maqedonisë.
  3. Amendament për kornizën kohore në të cilën dokumentet dhe institucionet e Maqedonisë do të duhet që të harmonizohen me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.

Milevska paralajmëroi përfshirje aktive në procesin e implementimit të Marrëveshjes me Greqinë. Ajo i ftoi të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së të përfshihen aktivisht në këtë periudhë.

http://portalb.mk/567530-amendamentet-kushtetuese-do-te-dorezohen-sot-konference-per-media-e-kryeministrit-zaev/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button