Vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë prej nesër

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë prej nesër, në Qendrat e Shëndetit Publik të Shtetit.

Sivjet për herë të parë do të bëhet vaksinim pa pagesë për persona e moshës mbi 65-vjeçare të cilët marrin pension mesatar ose nënmesatar, si dhe ata të cilët nuk marrin pension. Personat tjerë që duan të vaksinohen, duhet të paguajnë 650 denarë, informojnë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Janë siguruar gjithsej 28.000 doza të vaksinave për mbrojtje nga gripi sezonal për vitin 2018/2019.

Bëhet fjalë për vaksinën katëvalente më të re kundër gripit, e cila mbron nga katër lloje të influencave dhe prodhohet nga kompania farmaceutike franceze “Sanofi paster”.

Vaksinimin kundër gripit nuk është i detyruar të merret dhe u rekomandohet pacientëve me sëmundje kronike dhe personat e moshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button