I akuzuari i “27 prillit” është ndalur në spital për mjekim, prokurorja kërkoi ndarje të procedurës për të

Sasho Markovski, një nga të akuzuarit e “27 prillit” nuk u paraqit as në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale për shkak gjendjes shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska shpjegoi se Markovski është mbajtur në spital dhe nevojitet që të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme.

Prokurorja Vilma Ruskovska kërkoi ndarje të procedurës për të akuzuarit Markovski, i cili është i punësuar në DSK dhe i cili akuzohet për ndihmë, gjegjësisht për fshirjen e videove nga kamerat e sigurimit të Kuvendit.

LEXO: Gjykimi për “Dhunën në Kuvend” është shtyrë për shkak se i akuzuari Markovski është i sëmurë

LEXO: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button