Kosovë, rreth 12 mijë aksidente për 9 muaj dhe 90 të vdekur

Vetëm gjatë 9 muajve të fundit, nga 69 aksidente rrugore me fatalitet kanë mbetur të vdekur 90 persona.

Policia e Kosovës e ka prezantuar projektin “Përqendrohu në ngasje”, ku është bërë e ditur se në periudhën janar-shtator të këtij viti kanë ndodhur 11 mijë e 776 aksidente rrugore, transmeton Koha.net.

Në kuadër të këtij projekti, gjithashtu, janë prezantuar masat e reja që ka ndërmarrë Policia për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Pjesë e këtij diskutimi ka qenë edhe Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj.

Ai ka thënë se do të bashkëpunojë sa më shumë me Policinë e Kosovës, sa i përket çështjes infrastrukturore.

Gjatë vitit të kaluar kanë vdekur 96 persona, gjithsej, ndërsa 42 prej tyre janë vetëaksidentuar. Ky lloj aksidentimi mbetet problem i madh edhe këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button