Samsung sjell telefonin luksoz me dy ekrane

Për çdo vit Samsung lanson një smartfon luksoz në Kinë me dy ekrane e me një çmim shumë të lartë.

Pasuar nga W2016, W2017 e ai W2018, modeli i ri luksoz W2019 shumë shpejtë pritet të lansohet dhe tashmë ka rrjedhur online, transmeton koha.net.

W2019 do të ketë çipin Snapdragon 845, dy ekrane nga 4.2 inç e bateri 3,000mAh, kamerat e njëjta me Galaxy Note9 e S9+, njërën 12 MP dual pixel ndërsa ballorja 8 MP.

Telefoni ka portin USB-C, por ka hequr portin për kufje dhe kjo është pajisja e parë e Samsungut pa një port të tillë.

W2019 vlerësohet me një çmim në mes 2,500 – 3,000 dollarë dhe do të shitet vetëm në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button