Iran, 85 të vdekur për dy muaj nga helmimi me alkool

Gjatë dy muajve të fundit në Iran 85 persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me alkool, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës kryetari i Instutit për Ndihma Emergjente, Pir Hyseyin Kulivend njoftoi se mes datave 6 shtator-31 tetor në 9 provinca të Iranit 974 persona janë helmuar nga alkooli ndërsa 85 prej tyre kanë vdekur.

Ai bëri të ditur se gjatë dy muajve të fundit 974 persona nga rajone të ndryshme të Iranit janë dërguar në spital për shkak të helmimit nga alkooli.

Kulivend në një deklaratë për agjencinë zyrtare të Iranit, IRNA, bëri të ditur se në rajone të ndryshme të Iranit si pasojë e helmimit me alkool kanë vdekur 85 persona.

Sipas tij, 883 nga të helmuarit janë meshkuj ndërsa 91 janë gra. Ai vuri në dukje se gjysma e këtyre personave janë të grupmoshës 21-30 vjeçare.

Shitja dhe konsumimi i pijeve alkoolike është i ndaluar për qytetarët muslimanë në Iran.

Në bazë të ligjit iranian, ata që prodhojnë, blejnë ose shesin pije alkoolike mund të dënohen me burgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button