Trajtimi i femrave, stafi i Google del nga zyrat

Stafi i Google në mbarë botën ka protestuar në një mënyrë të paprecedentë ndaj trajtimit që i bën kompania femrave, transmeton Top Channel. 

Punonjësit e kanë lënë punën e kanë dalë nga zyrat, ndërsa i bënë të qarta kërkesat e tyre kryesore. Ata pretendojnë më së pari ndryshime në mënyrën se si trajtohen nga firma dyshimet për sjellje të pahijshme seksuale, përfshirë thirrjet për fundin e arbitrimit të detyruar, lëvizje kjo që ua mundëson viktimave paditjen.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai i tha stafit se e mbështet të drejtën e tij për të ndërmarrë këtë veprim.

“E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin që ndjejnë shumë prej jush”, u shpreh ai, duke shtuar se është i angazhuar plotësisht për të arritur përparime lidhur me këtë çështje.

Mes atyre që iu bashkuan nismës ishin punonjësit e Google në Zyrih, Londër, Tokio, Singapor dhe Berlin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button