Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Trumpin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga qendra për shtyp e presidencës, mësohet se në bisedën telefonike të zhvilluar mes Erdoğan dhe Trump janë diskutuar çështjet dypalëshe, zhvillimet në Siri dhe çështjet lidhur me Munbixhin dhe Idlibin.

Dy liderët në bisedën telefonike theksuan vendosmërinë për të ndërmarrë hapa konstruktivë për forcimin e marrëdhënieve Turqi-SHBA ndërsa janë dakordësuar që të realizohen kontakte të afërta në proceset e ardhshme për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Ndër të tjera mësohet se presidenti Erdoğan, me rastin e bisedës ka dënuar sulmin ndaj sinagogës në Pittsburgh të SHBA-ve si dhe i ka përcjellë ngushëllimet popullit amerikan dhe familjarëve që kanë humbur të afërmit në ngjarje duke uruar shërim të shpejtë për personat e plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button