Shefi i Interpolit serb: Pranimi i Kosovës do të ishte dhunë juridike

Serbia dhe zyrtarët e saj kanë ndërmarrë një fushatë të hapët politike e diplomatike për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Nuk ndodhë ndonjë paraqitje e tyre në çfarëdo niveli a vendi e të mos merren me këtë çështje, njofton Koha.net.

Sot, shefi i Interpolit serb, Millan Dimitrijeviq, gjatë një paraqitjeje në televizionin publik deklaroi se përpjekja e re që në Asamblenë e Interpolit, më 20 nëntor, Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë, do të ishte precedent dhe dhunë juridike, transmeton Koha.net.

Dimitrijeviq i tha RTS-së se pasojat nga anëtarësimi i Kosovës do të ishin të shumta dhe të paparashikueshme jo vetëm për Serbinë, por edhe për vendet e tjera.

Siç është shprehur ai, pasojë do të ishte shkelja e Rezolutës 1244, do të ishte shkelja e rregullave të Interpolit dhe do të hapte fushën e pasigurisë juridike.

“Absolutisht ka drojë se disa serbë do të ndodheshin në fletarreste, pastaj është aty është edhe mundësia e keqpërdorimit të bazës së të dhënave”, ka thënë Dimitrijeviq, në frymën e përpjekjeve të politikës serbe për të demonizuar gjithçka është shqiptare njësoj si në të shkuarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button