VMRO-DPMNE prej tani me një grup deputetësh, do ta udhëheq deputeti Nikolla Micevski

Në seancën e djeshme të Komitetit Ekzekutiv (KE) të VMRO-DPMNE-së është miratuar vendim që në vend të dhjetë grupeve parlamentare, deputetët të veprojnë nëpërmjet një grupi, koordinator i të cilës do të jetë Nikolla Micevski, informojnë nga partia, njofton Portalb.mk.

Ai ka qenë propozimi i Dragan Danevit, i cili përpara disa ditëve është tërhequr nga funksioni koordinator.

“Ndërrimi i koordinatorit të grupit të deputetëve nuk është në lidhje me ndodhitë aktuale në dhe rreth partisë, por vetëm për shkak të veprimit më efikas të mëtutjeshëm të grupit të deputetëve”, kumtoi VMRO-DPMNE.

Në seancën e djeshme të KE-së janë konstituuar dorëheqjet e Daniella Rangellovës dhe Lluka Kërzhalloskit nga pozitat kryetar i Unionit të Grave dhe Unionit të Forcave Runore, dhe është miratuar vendim që të fillojë procedura për zgjedhjen e emrave të ri në këto pozita. Deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj, u.d. kryetar i Unionit të Grave do të jetë Bllagica Llasovska, ndërkaq e Forcave Rinore Jovan Jauleski.

“Në lidhje me gjendjen aktuale politike, është konstatuar se pa marrë parasysh të gjitha kërcënimet dhe trysnitë, partia do të vazhdojë kursin en jëjtë në mbrojtje të interesave më të larta shtetërore dhe nacionale”, thuhet në kumtesën e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button