Deskoska përkrah qëndrimin e kryeministrit Zaev: Amnisti për 27 prillin nuk do të ketë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e ka përkrahur qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev, kundër amnistisë të të akuzuarve për dhunën e 27 prillit në Kuvend. Sipas saj amnisti nuk mund të ketë duke marrë parasysh se shumë njerëz kanë derdhur gjak atë natë.

“Kryeministri paralajmëroi, dhe mendoj që është qëndrim i cili duhet të përkrahet që për 27 prillin nuk mund të ketë amnisti. Ato janë akte të dhunës nga të cilat shumë njerëz kanë derdhur gjak. E gjithë jo vetëm që ka lënë një traumë personale, por lë dhe trauma kolektive në shoqëri”, tha Deskoska.

Lidhur me kërcënimet që po arrijnë në adresat e deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese, Deskoska dyshon se këto kërcënime arrijnë nga aksione të organizuara dhe jo individë. Ajo thekson se kjo çështje është shumë e rëndësishme për të cilën nuk mjaftojnë vetëm masat juridike që i ndërmarrin institucionet, ajo thotë se për këtë duhet të bisedohet më gjerësisht me qëllim që të mos përhapet dhe të mos ndërtohet valë e keqe në shoqëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button