fbpx

Nostradamusi ka “parashikuar” se teksti është trillim i pastër

Burimi: KriThink

Teksti është trillim i plotë, është shkruar diçka që aspak nuk është e vërtetë dhe nuk ekziston, dhe me këtë manipulohet publiku, duke i dhënë pasqyrë të gabuar për ndodhi të caktuara në kohën e tashme.

Në artikulli përmendet një “mbret që dëshiron ta ndërrojë emrin e Maqedonisë” dhe, edhe pse nuk është shkruar emri i kryeministrit Zoran Zaev, është shumë e qartë se bëhet fjalë për të.

Linku deri te artikulli origjinal: Nostradamusi – një njeri shkurt do të qeverisë me Maqedoninë dhe do të përpiqet ta shkatërrojë, por populli do ta shpëtojë

Data e publikimit: 18.10.2018

Data e recensionit: 25.10.2018

Recenzuese: Simona Atanasova

Në tekst thuhet “në kohën moderne”, që është pengesa për vërtetësinë e tekstit. Nostradamusi asnjëherë nuk ka shkruar për kohë konkrete dhe vargjet mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Ai, poashtu, shumë rrallë ka shkruar emra shtetesh, ndërsa vendet zakonisht i ka përshkruar nëpërmjet pozitës gjeografike.

Nuk ka asnjë dëshmi se në librat e tij ai shumë herë e ka përmendur edhe Maqedoninë.

Nëse me të vërtetë ekziston një pjesë e tillë për Maqedoninë, është e paqartë pse ajo nuk është në vargje. Profecitë e tij u shkruan si katrene, gjegjësisht strofa me katër rreshta në formë vargjesh dhe gjëzash. Në artikull ku thuhet se Nostradamusi ka shkruar për Maqedoninë, teksti të cilin gjoja e ka shkruar Nostradamusi nuk është në vargje, por është tekst në formë të prozës, gjë që nuk ka ndodhur në krijimtarinë e parashikuesit.

Për më tepër, katrenet e Nostradamusit nuk janë të renditura kronologjikisht, prandaj shpesh është e pamundur që ndonjë profeci e veçantë të lidhet me ndonjë ngjarje konkrete historike. Në fakt, shumica e profecive të Nostradamusit janë të përkthyera dobët, të papërcaktuara dhe të formuluara në mënyrë të paqartë, gjë që i bën ato të hapura për interpretime të ndryshme nga lexuesit, e që le hapësirë të mjaftueshme për të nxitur një sërës spekulimesh.

Ka shumë interpretues të Nostradamusit, dhe shumica e tyre e interpretojnë ndryshe madje edhe vargun e njëjtë që ka të bëjë me të ardhmen, pikërisht për shkak të paqartësive të shkrimit të tij.

Teksti i supozuar i Nostradamusit për Maqedoninë është plot me ngjarje konkrete që lidhen me situatën aktuale në vend. Por, ky nuk është aspak stili i shkrimit të këtij filozofi.

Plotësisht jashtë të gjitha rregullave të gazetarisë është trillimi i teksteve me qëllim të ndikimit në opinionin publik.  Posaçërisht është joetik shkrimi i këtillë dhe lidhja me ngjarjet e politikës ditore që synojnë ta çojnë lexuesin në përfundim dhe qëndrim të gabuar.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button