Vrasja e mbrëmshme në Kumanovë – sherr mes dy familjeve, janë arrestuar 9 persona

Prokurori kompetent i Prokurorisë së Kumanovës, bashkë ekipet e ekspertizës nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në Kumanovë ku dje pasdite ka ndodhur përleshje e armatosur mes dy familjeve, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“Përleshja e armatosur është përshkallëzuar pas mosmarrëveshjeve mes tyre që i kanë pasur disa muaj. Mosmarrëveshja e tyre, por edhe një rrahje paraprake ka qenë lëndë e hetimit të organeve të rendit. Mbrëmë rreth orës 18:30, pjesëtarët e njërës familje kanë lëvizur në rrugën “Tode Mendol” në afërsi të marketit “Ardi” në Kumanovë. Në atë moment janë takuar me pjesëtarët e familjes së dytë, pas së cilës janë rrahur. Në incident është përdorur armë zjarri dhe armë e ftohtë, ndërkaq si pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërkaq një person tjetër është prerë me thikë”, informojnë nga Prokuroria.

Gjatë ekspertizës, me urdhër të prokurorit publik janë siguruar të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes dhe janë gjetur gëzhoja të shkrepura dhe një armë e ftohtë.

“Materialet e mara nga vendi i ngjarjes janë dërguar për ekspertizë dhe do të përdoren si dëshmi në procedurën penale. Është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë së personit të vrarë”, thonë nga Prokuroria.

9 personat që kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur, janë privuar nga liria. Prokuroria dyshon se në ngjarjen penale kanë marrë pjesë edhe disa persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button