fbpx

Oferta për punësim në Gjermani lë nën hije Panairin e Punës në Prizren

Panairi i Punës i organizuar të mërkurën në Prizren nga institucionet vendore nuk ka zgjuar interesim aq sa një takim informues i një operatori privat rreth mundësisë së punësimit në Gjermani.

Hapësira para Shtëpisë së Kulturës në Prizren ka qenë e plotë me të interesuarit për punësim në Gjermani, sikurse edhe salla brenda, ku janë paraqitur informatat për këtë çështje, me ç’rast është thënë se një kompani gjermane ofron 2 mijë vende për aplikuesit nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër në QS “Sezai Surroi” në kuadër të Panairit të Punës të organizuar nga Komuna, Ministria e Punës, Agjencia e Punësimit e Kosovës dhe ZGJBN GIZ afro 50 biznese dhe organizata kanë prezantuar rreth 700 vende të reja pune.

Për dallim prej Panairit ku interesimi i aplikantëve ka qenë solid, qytetarë të moshave të ndryshme dhe nga qytete të ndryshme të Kosovës ia kanë mësyrë Shtëpisë së Kulturës, ku përfaqësues të kompanisë “O.B.M Aviation” në bashkëpunim me “B.S.B Aviation“ kanë prezantuar mundësitë e punësimit në Gjermani.

Interesimi për këtë aktivitet informues ka qenë i madh./Fisnik Minci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button