Milloshoski me mesazh ironik: Jap dorëheqje të parevokueshme pro-evropiane

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Miloshoski, përmes një statusi në profilin e tij në zyrtar në fejsbuk, me një mesazh ironik  thotë se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në VMRO-DPMNE, për shkaqe pro-evropiane.

Milloshoski e përmend marrëveshjen për partneritet strategjik me SHBA-të e nënshkruar në vitin 2008 si dhe momentin kur Maqedonia ka marrë dritë jeshile për lëvizjen pa viza në vitin 2009, duke ironizuar se me këto marrëveshje të cilat i ka nënshkruar ka rritur ndikimin rus në vend, njofton Portalb.mk.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button