Stafi i Google proteston në mbështetje të grave të kompanisë

Qindra punëtorë të kompanisë Google do të dalin sot nga puna për të protestuar kundër trajtimit që iu bën kjo firmë grave, shkruan REL.

Punonjësit pritet të kërkojnë ndryshim të mënyrës se si trajtohen akuzat për sjellje të keqe seksuale.

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, tha se ai do të mbështesë të drejtën e stafit për protestë.

“E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin që shumë prej jush ndjejnë”, tha ai në një email dërguar të gjithë punëtorëve.

Zemërimi në firmë ka shpërthyer javën e kaluar, kur është zbuluar se një zyrtar i profilit të lartë ka marrë 90 milionë dollarë shpërblim, pasi ka lënë punën, edhe pse Google ka thënë se akuzat kundër tij për sjellje të keqe seksuale janë “të besueshme”.

Andy Rubin, i njohur si krijues i sistemit operativ Android në telefonat mobilë, i ka mohuar akuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button