Kushtet në shkolla: Në “Imri Elezi” 108 nxënës mësojnë në tre paralele (FOTO)

Shkolla fillore ‘Petar Zdravkovski – Penko’ nuk është shkolla e vetme e cila ballafaqohet me problemin e stërmbushjes me numër të madh të nxënësve duke bërë kështu shkelje ligjore. Fatin e njejtë e ndan edhe shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit, në të cilën këtë vit janë regjistruar 108 nxënës të ndarë në tre paralele, dhe të trija tejkalojnë numrin maksimal që është 34 nxënës në një paralele, njofton Portalb.mk.

Drejtoresha e shkollës, Merita Koxhaxhiku, thotë për Portalb.mk se gjatë këtij viti numri i nxënësve të regjistruar ishte më i madh se viteve të kaluara dhe kështu u tejkalua numri i lejuar me ligj.

“Për momentin janë të regjistruar 108 nxënës në klasën e parë të cilët janë të ndarë në tre paralele, të cilat tejkalojnë numrin e përcaktuar në ligjin për arsim, kështu që për tu zgjidhur ky problem duhet të hapët edhe një paralele e klasës së parë sepse është mëse e nevojshme”, tha për Portalb, Koxhaxhiku.

Nxënësit e klasës së parë, Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit
Nxënësit e klasës së parë, Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit

Ajo shtoi se inspektorat e arsimit e kanë vizituar këtë shkollë dhe e kanë konstatuar këtë gjendje dhe kanë dhënë afat që të zgjidhet brenda dhjetë ditëve.

“Inspektorat e arsimit ishin në shtator në shkollën tonë dhe inspektuan gjendjen aktuale faktike, duke kontrolluar të gjitha dokumentacionet se fëmijët e pranuar a i takojnë rajonit në të cilin është shkolla, dhe u konstatua se fëmijët plotësojnë gjitha kushtet e nevojshme për të mësuar në këtë shkollë dhe u dha vendimi që të ndërmerren masa brenda dhjetë ditëve, por fatkeqësisht deri më tash asgjë nuk është bërë. Në kërkesën për hapjen e një paraleleje plus i kemi shtuar edhe procesverbalin dhe vendimin e inspektoratit”, tha Kozhaxhiku.

Nxënësit e klasës së parë, Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit
Nxënësit e klasës së parë, Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit

Kërkesa për hapjen e paraleles së re, sipas Koxhaxhikut është bërë në komunë dhe siç ka informacion ajo, edhe nga komuna është përcjell në MASH dhe nga aty në Ministrinë e financave, mirëpo ende nuk ka përgjigje pozitive.

Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit

“Në fillim të shtatorit numri i nxënësve të regjistruar u bë 106 dhe në atë moment ne bëmë kërkesë në komunë që të shtohet edhe një paralele, dhe më pas u shtuan edhe dy nxënës dhe kështu u rrumbullaksua numri 108. Sipas informacioneve tona që kemi, komuna e ka përcjell kërkesën në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe nga aty është përcjell për pëlqim në Ministrinë e financave por fatkeqësisht ende nuk ka përgjigje pozitive lidhur me këtë çështje”, shtoi Koxhaxhiku.

Prindërit nga ana tjetër kërkojnë që kjo punë mos të stërzgjatet por të zgjidhet sa më shpejtë pasi që bëhet fjalë për fëmijët e tyre dhe kushtet në të cilët ata do të ndjekin mësimin më tutje.

Ndërkaq sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Prindërit kërkojnë që:

MASH të angazhohet më shumë në ndarjen e paraleleve që tejkalojnë numrin e nxënësve të caktuar me ligj
Ministria e Financës të jep pëlqim për zbatim të ligjit

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

LEXO:Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

LEXO:Kushtet në shkolla: Katër paralele të klasës së parë të shkollës ‘Penko’ mësojnë në çerdhe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button