fbpx

Zyrtare: Gugash Magani jep dorëheqje nga Trepça ’89

Prishtina ka arritur fitoren e radhës në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtinasit para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë triumfuar kundër Trepça ’89 me rezultat 2-0.

E rezultatet e dobëta të arritura gjatë këtij sezoni të minatorëve, ka detyruar që të jap dorëheqje trajnerin Gugash Maganin, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit pas ndeshjes së sotme ka konfirmuar për mediat se më nuk do të drejtoj skuadrën mitrovicase.

“Kam punuar me maksimumin tim. Por, në fund fare rezultatet janë kryesore dhe vendosin. Unë tashmë i kam konfirmuar kryesisë së klubit dorëheqjen”, tha trajneri shqiptar.

Trepça ’89 pas 13 xhirove të zhvilluara deri më tani zë pozitën nëntë me 15 pikë, përkatësisht është në zonën e barazhit.

Ndryshe, “Torcidat” do të jenë gjatë fundjavës nikoqir të skuadrës së Gjilanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button