Për tre vjet, trefish janë zvogëluar paraqitjet për reaksione të padëshirueshme ndaj vaksinave (Infografik)

Për tre vjet, trefish është zvogëluar numri i raporteve të qytetarëve për efekte të padëshiruara ndaj vaksinave, rezulton evidenca e Institutit për shëndet publik. Në vitin 2015 janë regjistruar 48 raporte për efekte të padëshirueshme nga vaksinat, në vitin 2016 janë raportuar 16, ndërsa në vitin 2013 janë raportuar vetëm 13.

Reduktimi i ndjeshëm i reaksioneve negative mund të ndërlidhet me përfshirjen e vaksinave polivalente tre vjet më parë. Me vaksinat polivalente komponenta e vaksinës acelulare kundër kollës së zezë e zëvendësoi vaksinën celulare që në të kaluarën ka shkaktuar më shumë se 90 për qind të reaksioneve të padëshiruara nga vaksinimi, njëkohësisht është zvogëluar numri i injektimeve, e me këtë është zvogëluar edhe mundësia për reaksion lokal në vendin e aplikimit të vaksinës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Përfshirja me vaksinën kundërt virusit papiloma humane (HPV), që filloi të përdoret në vitin 2009, deri tani, mesatarisht për të gjitha vitet e fundit, është 48 përqind. Sipas shifrave në raportin e imunizimit, mund të konkludohet se vaksina HPV ka përfshirjen më të ulët nga të gjitha vaksinat. Vaksina është e sigurt sipas epidemiologëve, por si të gjitha medikamentet mund të shkaktojnë reaksione të padëshiruara, të cilat janë të rralla dhe zakonisht shumë të lehta, reaksione lokale si dhimbje, skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit.

Deri më tani, në Institut nuk janë raportuar reaksione të padëshiruara të shkaktuara nga kjo vaksinë. Vaksina HPV përdoret në shumë vende të botës, por jehona në vendin tonë për vaksinim është ende e dobët.

Nëse shifrat e raportit të Institutit të Shëndetit Publik vështrohen më detajisht, vërehet se përfshirja e përgjithshme, në vend, me dy doza të vaksinës kundër sëmundjeve që shkaktohen nga HPV është 48 për qind. Përfshirja shkon prej 12.1% në Manastir, deri në 100% në territorin e vetëm disa njësive rajonale – Kavadar, Sv. Nikollë, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Pehçevë, Kratovë, Dibër dhe Probishtip. Përfshirje më e ulët se përfshirja e përgjithshme në vend (48 për qind) është regjistruar në Tetovë, Gostivar, Ohër, Shkup dhe Manastir.

Maqedonia është një nga vendet e para të rajonit, që e ka regjistruar këtë vaksinë në kalendarin e rregullt të vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button