Shfaqja e Sarajevës dhe e Tiranës vlerësohen me çmime në Festivalin “Skupi”

Dje në Shkup ka përfunduar edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit “Skupi”, dhe me këtë u ndanë çmime për shfaqjen më të mirë dhe për aktorin më të mirë, transmeton Portalb.mk.

Јuria е FNT “Skupifestival 2018”, e përbërë nga Almir Bashoviq (dramaturg, B&H), Kushtrim Bekteshi (regjisor, MK) dhe Dimçe Nikollovski (regjisor, MK), me vendim unanim çmimin për shfaqjen më të mirë (Grand Prix) ia ndau shfaqjes “Mielli në damarët tonë”, koproduksion mes IP SARTR (Teatri i Luftës Sarajevë) dhe MESS, Sarajevë (Bosnë dhe Hercegovinë), me tekst të Igor Shtiks, në rëgji të Boris Lijesheviq.

Ky çmimi i është ndarë për аrritjet e larta artistike të shfaqjes në tërësi, veçanarisht për ekipin homogjen e të shkëlqyer aktoresk, të cilët nëpërmes lojës briliante arritën me vërtetësi të përçojnë tek publiku drama të thella njerëzore të cilat krijojnë asocioacione të fuqishme tek çdonjëri në publikë. Shfaqja në mënyrë shumë suptile arriti të depërtojë matanë të ashtuquajturit ‘mur’ me publikun, pa e ndërprerë në këtë rast kontinuitetin e veprimit skenik dhe pa e humbur organicitetin e interpretimit aktorial. Të gjitha elementet përbërëse të shfaqjes funksiononin në harmoni të plotë dhe fuqishëm na rikthyen në esencën e teatrit të vërtetë.

Juria vendosi që të ndajë edhe një çmim special për aktoren Ema Andrea, për rolin e Nënës në shfaqjen “Nëna dhe i biri”, produksion i M.A.M Foundation – Tiranë (Shqipëri), me tekst të Jan Fosse, në regji të Dino Mustafiq. Ky çmim i është ndarë për energjinë e veçantë aktoriale dhe elasticitetin interpretues, ku i gjithë arsenali aktoresk (zëri, të folurit, trupi, emocionet) në mënyrë precize është mishëruar me krijimin e rolit kompleks të nënës.

LEXO: Sonte në Shkup filloi edicioni i 12-të i Festivalit Skupi (FOTO-VIDEO)

Festivali “Skupi”, të braktisësh një fëmijë në skenë (FOTO/VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button