fbpx

Niveli i lartë i vitaminës D mban njerëzit në formë

Është konstatuar se niveli i lartë i vitaminës D mban njerëzit më në formë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në studimin e publikuar në faqen e internetit “Live Science” thuhet se nivelet e larta të vitaminës D kanë rritur aftësinë cardio-respiratory fitness (CRF) e cila është një masë e nivelit të qëndrueshmërisë aerobike.

Hulumtuesit kanë analizuar informacionet e marra nga rreth 2,000 njerëz të moshës 20-49 vjeç, pjesë e një studimi kombëtar shëndetësor në periudhën 2001-2004 në SHBA.

Tek pjesëmarrësit janë matur nivelet e vitaminës D në gjak dhe vëllimi maksimal i oksigjenit (VO2Max) që trupat e tyre mund të përdorin gjatë ushtrimeve.

Studiuesit që ndanë në pesë kategori pjesëmarrësit sipas niveleve të tyre të vitaminës D zbuluan se vlera VO2Max e atyre me nivelin më të lartë të vitaminës D ishte rreth 3 njësi më e lartë se ato me më të ulëta.

Në studim është theksuar se një VO2 më i lartë të bën të fitosh më shumë cardio-respiratory fitness (CRF).

Hulumtuesit kanë zbuluar gjithashtu se me rritjne e nivelit të vitaminës D u rrit edhe VO2max.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “European Journal of Preventive Cardiology”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button