Sulmuesi i dyshuar i sinagogës në SHBA ngarkohet me 44 akuza

I dyshuari për të shtënat masive në një sinagogë në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara, ku mbetën të vrarë 11 vetë, u ngarkua me 44 akuza, transmeton REL. 

Akuzat kundër Robert Bowers përfshjnë ato për krim nga urrejtja fetare dhe shkaktim të dëmtimit të oficerëve të policisë.

Fillimisht mbi të rëndonin 29 akuza – disa prej të cilave bartin dënimin me vdekje.

Bowers pritet të dalë në seancën e dytë dëgjimore në një gjykatë federale në Pitsburg të enjten.

Ai e sulmoi sinagogën “Tree of Life” të shtunën, ndërsa të mbijetuarit thanë se ai ka brohoritur “të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin” teksa hapi zjarr.

Autoritetet e përshkruan sulmin si më vdekjeprurësin ndaj komunitetit hebre në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button