Indi, inaugurohet një ndër statujat më të mëdha në botë

Në Indi është bërë përurimi i statujës së bronztë të liderit të pavarësisë Sardar Vallabhai Patel, e cila ka hyrë në mesin e statujave më të larta në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Inaugurimin e statujës së lartë 182 metra të ndërtuar në fshatin Kevadiya në shtetin Gujarat e cila ka kushtuar 403 milionë dollarë, e realizoi kryeministri i Indisë Narendra Modi.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, avionët e forcave ajrore të Indisë hodhën lule në “Statujën e Unitetit” pranë brigjeve të Lumit Narmada.

Statuja e ndërtuar nga skulptori indian Ram V Sutar ka qenë në shënjestër të kritikave për shkak të kostos së lartë, por, përkundër reagimeve, kryeministri Modi e kishte vazhduar projektin.

Modi, i lindur në Gujarat sikurse Patel, kishte thënëse Patel si udhërrëfyes për Indinë në kohë krizash, do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.

Mëdiumet e vendit raportuan se mijëra policë u dërguan për ceremoninë e inaugurimit dhe se dje janë arrestuar bujq dhe aktivistë të cilët kanë dalë të protestojnë.

Statuja është gati dy herë më e lartë se Statuja e Lirisë në SHBA, ndërsa do të përfshijë edhe një qendër studimi në lidhje me jetën dhe veprën e Patelit dhe një muze me dy mijë fotografi dhe 40 mijë dokumente.

Statuja pritet të vizitohet nga 2,5 milionë turistë në vitë.

Patel, ministri i parë i brendshëm i Indisë pas shkëputjes së vendit nga kolonialistët britanikë në vitin 1947 dhe i njohur si “Njeriu i hekurt i Indisë”, ka luajtur rol të madh në bashkimin e shteteve të ndryshme të Indisë pas pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button