Botërori në Hendboll, Maqedonia fillon me ndeshjen kundër Japonisë

Federata Botërore e Hendbollit (IHF), publikoi sot orarin e ndeshjeve për Botërorin i cili do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm në Gjermani dhe Danimarkë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Maqedonisë e cila ndodhet në grupin B, garat e Botërorit i fillon me ndeshjen kundër Japonisë, e cila nuk llogaritet një kundërshtar i denjë i Maqedonisë.

Përballja do të luhet më 11 janar në Mynih, me fillim në ora 15:30.

Hendbollistët nuk do të kenë shumë pushim, meqë dy ditë më vonë i pret një tjetër ndeshje, kundër Bahreinit me fillim në ora 14:00.

Ndeshja e tretë e përfaqësueses së Maqedonisë do të mbahet më 14 janar në përballjen kundër Krioacisë, e cila do të luhet në ora 18:00.

Dy ndeshjet e fundit, kundër Spanjës dhe Islandës, Maqedonia do t’i luaj në dy ditë, më saktësisht më 16 dhe 17 janar në ora 20:30 dhe 18:00.

Të gjitha ndeshjet e grupit B do të luhen në Mynih.

Kundërshtari i Maqedonisë në garat e eliminatoreve nëse kualifikohet, do të varet nga plasmani në grup, nga i cili tre ekipet e para marrin vizë për mëtutje.

Kampionati Botëror do të mbahet në datat 10 -27 janar të vitit 2019 dhe marrin pjesë: Gjermania dhe Danimarka si organizatorë, kampioni në fuqi Franca si dhe ekipet nga Afrika, Tunizia, Egjipti dhe Angola, nga Azia, Katari, Bahreini, Koreja dhe Arabia Saudite, nga Evropa, Spanja, Serbia, Islanda, Rusia, Hungaria, Austria, Maqedonia, Suedia, Norvegjia dhe Kroacia si dhe nga Pan Amerika, Argjentina, Brazili dhe Kili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button