UT-ja i ndau 90 bursa për studentët ekselentë të studimeve themelore

Universiteti i Tetovës sot ndau 90 bursa për studentët ekselentë të studimeve themelore. Në prani të prindërve dhe familjarëve të tyre, studentët më të dalluar nga 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, në mënyrë solemne i pranuan vendimet për lirim nga participimi nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti.

Po ashtu Rektori në fjalën e tij shtoi se edhe në të ardhmen ai dhe ekipi i tij do të vijojnë të punojnë për avancimin e procesit mësimor – shkencor, forcimin e kapaciteteve universitare të denja për  kërkesat dhe sfidat me të cilat përballet bota bashkëkohore.

Studentët ekselentë, pas marrjes së bursave, i falënderuan drejtuesit e Universitetit të Tetovës, për mbështetjen që u japin atyre, sepse këto vlerësime u japin motiv shtesë për të vazhduar studimet me më shumë përkushtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button