Zaev: Gazsjellësi po ndërtohet në tre seksione, projektet dhe dokumentacioni janë gati

Kryeministri Zoran Zaev sot në pyetjet deputetëve në Kuvend tha se shumica e projekteve të parealizuara janë në pjesën e hekurudhës dhe gazifikimit. Por, siç shpjegoi ai, për shumicën e këtyre investimeve të planifikuara, projektet janë të gatshme, dokumentacioni i tenderit është i gatshëm dhe pritet që punët të lëvizin kah fundi i vitit, njofton Portalb.mk.

“Ndalimi gazifikimit në Vodno shtë problemi më i madh për realizimin e investimeve kapitale në gazifikim, që përmes dialogut mbi rëndësinë për mjedisin jetësor e kemi diskutuar me muaj, që të kemi një proces inkluziv. Dhe tani po ndërtohet. Po ndërtohet në tre seksione të kësaj pjese të madhe që shkon në drejtim të Shkupit, Gostivarit dhe Tetovës, ndërsa paralelisht  po ndërtohet edhe seksioni i dytë që shkon në drejtim të Prilepit dhe Manastirit. Në fund të vitit, vijnë punimet përfundimtare dhe presim që në bazë të kësaj, kjo përqindje e investimeve kapitale të rritet”, shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button