Maqedoni-Greqi, komitet i përbashkët për histori do ta mbajë mbledhjen e parë

Të premten në Selanik pritet që të mbahet mbledhja e parë e komitetit greko-maqedonas për interpretimin e ngjarjeve historike, i paraparë me Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk.

Nga Maqedonia udhëheqës i Komitetit do të jetë ambasadori Viktor Gaber. Sipas tij për shkak që materiali është i komplikuar, do të duhet kohë më e gjatë që të bëhen analiza me qëllim që të arrihen qëndrime të ngjashme me palën greke.

Gaber njofton se bëhet fjalë për materiale nga librat greke dhe maqedonase, të cilët sipas tij përmbajnë elemente që mund të shkaktojnë ndjenja të pakëndshme te pala tjetër. Lidhur me emërimin e qyteteve, nëse nëpër libra do të përdoret Thesaloniki ose Solun, Manastir ose Bitola, Graber thotë se do të përdoren konvencionet ndërkombëtare.

Përveç Gaber, pjesë e komitetit nga Maqedonia do të jenë dhe historian, arkeolog, gjuhëtarë, politolog, shkrimtar-filozof dhe ekspert për marrëdhënie ndëretnike.

Komitetin grek do ta udhëheq sekretari shtetëror i Ministrisë për Punë të Jashtme Markos Bolaris, në të cilin do të jenë pjesë tre historian klasik dhe arkeolog.

Maqedoni-Greqi, formohet komitet i përbashkët për histori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button