Edhe kryetari i Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së dha dorëheqje nga posti

Kryetari i Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së, Lluka Kërzhallovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij partiak, njofton Portalb.mk.

Dorëheqja vjen pas tërheqjes së kryetares së Unionit të Grave (UG) të VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, sekretares së UG-së, Liljana Zaturoska, por edhe nënkryetares Liljana Kuzmanovska.

“Përskaj asaj që momentalisht udhëheqësia aktuale ka pasur thuajse një vit që të dalë me strategji për çështjet e ndjeshme, ajo jo vetëm që nuk ndodhi, por edhe asnjë nuk na lajmëruan se do të ndryshojë kursi. Plotësisht, shohim se ka përkeqësim të vazhdueshëm të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtar të cilët, duam ose jo të pranojmë, ato kanë ndikim të madh ndaj partisë sonë prej familjes politike më të madhe në kontinent – Partia Popullore Evropiane (PPE). Dhe shembull tjetër është se bartësit kyç të vendimeve nga administrata amerikane refuzojnë plotësisht që të diskutojnë me udhëheqësinë aktuale”, shkruan Kërzhaloski.

Kërzhaloski u zgjodh për kryetar të Forcave Rinore në mars të këtij viti, me propozim të Komitetit Qendror aktual të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button