Nënkryetari i përjashtuar i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev është kërcënuar me jetë

Vazhdojnë përçarjet dhe kërcënimet brendapartiake në VMRO-DPMNE. Nga partia opozitare është larguar kryetari i forcave të rinisë Lluka Kërzhallovski. Ai në letrën e lamtumirës ka shkruar se VMRO-DPMNE-ja është preokupuar nga politikat ditore dhe nga interesa të personave të caktuar. Ndërkaq të larguarit paraprak nga partia e Mickoskit, në mënyrë të vazhdueshme marrin kërcënime për jetë. Kështu së paku tha mbrëmë nënkryetari i shkarkuar e VMRO-së opozitare Mitko Jançev, i cili për arsye sigurie nuk e lëshon dot as shtëpinë, njofton Alsat M.

Fat të njëjtë me bashkpartiakun ndanë edhe ish-deputetja e VMRO-së Daniella Rangellova. Ajo thotë se gjatë gjithë kohës merr kërcënime online dhe se ka shtypje nga udhëheqësja e VMRO-DPMNE-së.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë të informuar për të gjithë rastet dhe kërcënimet dhe se po i marrin masa e duhura për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm. Deri tani, MPB-ja ka ndaluar 4 persona për kërcënime online ndaj deputetëve.

VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Todorovin dhe Mijallkovin, i shkarkoi Jançevin dhe Bogdanovin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button