Ekologët paralajmërojnë bllokadë të rrugës drejt Bullgarisë për shkak të minierës së Illovicës

Nën moton “Të gjithë kundër minierës së vdekjes” iniciativa ekologjike nga Strumica “Lugina e shëndoshë”, e cila e kundërshton hapjen e minierës Illovica, për 10 nëntor me fillim në orën 11:30, paralajmëroi  bllokadë prej dy-orësh të trafikut në rrethrrotullimit në dalje të Strumicës në drejtim të Bullgarisë, si dhe në rrugën e transitit, në të gjitha drejtimet, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Duke u bërë thirrje qytetarëve që t’iu bashkëngjiten, për të mbrojtur veten nga rreziku, eko-aktivistët e Strumicës kërkojnë që qeveria urgjentisht t’ia merr,  kompanisë kanadeze “Euromax Resources”, koncesionin për hapjen e minierën për bakër dhe ar, që duhet të vendoset në afërsi të fshatrave të Shtukë dhe Illovicë, si dhe miratimin e amendamenteve të Ligjit për lëndën e parë metalike dhe minerale nga Kuvendi.

Paralajmërimi i bllokadës erdhi pas skadimit të afatit që Lugina e shëndoshë (Zdrava kotlina) ia dha qeverisë që deri më 16 tetor të gjejë zgjidhje për minierën Illovica, duke pasur parasysh se edhe qeveria edhe Kuvendi nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë kërkesë. Bartësit e koncesionit “Euromax Resources”, sipas pohimeve nga “Lugina e shëndoshë” tanimë dy vjet po vepron në mënyrë të paligjshme, por edhe po e gënjen dhe manipulon opinionin në lidhje me pasigurinë e pretenduar të minierës, e cila, sipas ekologëve të Strumicës, përbëjnë arsye të mjaftueshme për revokim të koncesionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button