Botërori me 48 skuadra, Infantino e dha lajmin e madh

Shtimi i skuadrave nga 32 në 48 në Kupën e Botës mund të ndodhë që në Katar 2022 dhe jo në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, siç ishte programuar fillimisht, njofton Supersport.al.

Lajmi ka ardhur nga vetë presidenti i FIFA-s Gianni Infantino i cili i ftuar në kongresin e konfederatës aziatike të futbollit deklaroi se shtimi i skuadrave nga 32 në 48 në Kupën e Botës mund të bëhet që në Katar 2022.

“Po është e mundur përse jo, po diskutojmë me miqtë tanë në Katar dhe shpresojmë që kjo mund të ndodhë. Por nëse përgjigja do të jetë jo do të na mbetet ndjeësia që e provuam. Duhet të kërkojmë gjithmonë t’i bëjmë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë gjithçka do të vendoset përpara startit të kualifikueseve, pra në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi numri 1 i FIFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button