Rritet bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Itali, 12 të vdekur

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Itali. Sipas mediave italiane, deri më tani raportohet për 12 persona të vdekur.

Viktimat janë shënuar nga rrëzimi i pemëve apo nga goditja e objekteve të forta në fluturim. Mes viktimave dhe një zjarrfikës, i cili është goditur nga rrëzimi i një peme ndërsa po punonte për t’i ardhur në ndihmë banorëve, transmeton Gazeta Shqip.

Autoritetet kanë nisur të përllogarisin dëmet e shkaktuara nga koha e keqe thuajse në të gjitha rajonet. Shkollat kanë qëndruar të mbyllura në shumë qytete, mes Romës, Napolit dhe Xhenovës. Raportohet se nesër pritet të hapen shkollat në Romë dhe në Xhenova.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon se ka kryer mbi 5 mijë operacione ndihme të qytetarëve në vështirësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button