Bashkimi Eevropian i akordoi Maqedonisë grant prej 8 milionë eurove për sektorin e transportit dhe ambientit jetësor

Bashkimi Evropian  ka akorduar një grant prej 8.042.982 euro për sektorin e transportit dhe ambientit jetësor dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoni, transmeton Alsat M.

Siç bëjnë të ditur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë këto mjete i janë ndarë Maqedonisë si “shpërblim”  për realizimin e suksesshëm të reformave dhe procesit euro-integrues.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e përshëndet vendimin e Bashkimit Evropian që të ndajë mjete shtesë vendit në vlerë prej 8.042.982 për disa sektor të caktuar, si një shpërblim për realizimin e suksesshëm të procesit reformues në rrugëtimin euro-atlantik të vendit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button